Raporti i ODIHR, Gjata: Rrëzoi institucionet bazë të shtetit

schedule19:35 - 6 Shtator, 2019

schedule 19:35 - 6 Shtator, 2019

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR është tema kryesore që diskutohet mes palëve politike që pas publikimit të saj dy ditë më parë. I ftuar në ABC News, Sekretari për çështjet ligjore, Çlirimi Gjata tha se raporti rrëzoi institucionet bazë të shtetit.

“Copa-copa e bën KQZ-në. Nuk na ka ndodhur në historinë e KQZ-ve ti thotë ODIHR një mijë e një të zezat si këtu. Në 2005 deri në 2009 janë bërë të meta dhe adresoheshin tek partitë, por për KQZ janë thënë fjalë të mira. Rrëzoi KQZ për shkak të interpretimeve tejet të zgjeruara. Administratën. Lexoni çfarë thotë për administratën. Unë po marr administratën shtetërore që mori pjesë edhe ty ku nuk lejohet të marrë pjesën në fushatën elektorale.  Ka hedhur poshtë Kolegjin Zgjedhor. Ka marrë vendime nën kërcënimin e Vettingut. Përveç kolegjit, prokurorinë. Gjithë këto shkelje ditën e votimit, asnjë veprim prokuroria. Ka rrëzuar pesë institucionet bazë të shtetit me këtë raport”, tha Gjata.

Sipas Gjatës, ky raport provoi tezën e Partisë Demokratike dhe është në disfavor të çeljes së negociatave. Gjata tha se raporti i OSBE/ODIHR ka pikasur mungesën e besimit te procesi zgjedhor dhe te institucionet. Ndërkohë njësoj si Grida Duma një ditë më parë, edhe Gjata paralajmëroi të tjera përgjime si të BILD për funksionarë të lartë të mazhorancës./abcnews.al