Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë/ Soreca: Kjo paketë bazohet në dy zhvillime shumë të rëndësishme politike

schedule11:35 - 9 Nëntor, 2023

schedule 11:35 - 9 Nëntor, 2023

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së, janë duke zhvilluar në kryeministri një konferencë për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023.

Gjatë fjalës së tij, Soreca u shpreh se kjo paketë e Raportit të Komisionit Europian bazohet në dy zhvillime shumë të rëndësishme politike, si zgjerimi në agjendën politike të BE dhe konvergjenca ekonomike.

Ai sakaq, citoi Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila tha se duhet t’i përgjigjemi thirrjes për zgjerim dhe të punojmë për përshpejtimin e zgjerimit të BE dhe plotësimin e bashkimit.

“Faleminderit që e pranuat sot raportin që Komisioni Europian prezantoi dje. Kjo paketë ndodh në një kontekst të veçantë që bazohet në dy zhvillime shumë të rëndësishme politike. Së pari, zgjerimi është kthyer sërish në agjendën politike të BE dhe në një mjedisin jopolitik që ndryshon shpejt, për të cilin BE ka punuar fuqimisht bashkë me partnerët më të rëndësishëm, duke përfshirë veçanërisht Shqipërinë. Ka tashmë konsesus të ripërtërirë që një zgjerim i besueshëm në bazë meritash është shtytësi kryesor për transformimin, duke rritur sigurinë kolektive dhe mirëqënien tonë socio-ekonomike. Siç e tha Von Der Leyen dje kur prezantoi paketën për zgjerim, që ne duhet t’i përgjigjemi thirrjes për zgjerim dhe të punojmë për përshpejtimin e zgjerimit të BE dhe plotësimin e bashkimit. Shtytësi i dytë kryesor është konvergjenca ekonomike, një element thelbësor që ka Shqipëria dhe vendet e tjera”, tha ndër të tjera Soreca./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!