TIRANË- Në seancën e dytë plenare në Kuvend, ka nisur raportimin kryetarja e KLP Mirela Bogdani.
Gjatë fjalës së saj, Bogdani po paraqet veprimtarinë vjetore.
“Janë hartuar dhe miratuar një sërë rregullatoresh të reja dhe gjithashtu të tjera pritet të miratohen të hënën”, tha ajo.
Gjithashtu theksoi se Këshilli mbetet i angazhuar për të ndërtuar një sistem prokurorie të pavarur
“Në vijim Këshilli ka pasur në fokus një sërë sfidash dhe punojmë në mënyrë të përditshme për të përmirësuar procedurën…Rritjen e kapaciteteve administrative në përputhje me institucionin. Viti 2024 ka dëshmuar një angazhim për profesionalizëm dhe transparencë.”

