Raporti i kanabisit nga Guarda Di Finanza, Hoxha: Shifrat janë manipuluar për tendenca politike

schedule12:52 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 12:52 - 18 Dhjetor, 2020

Gazetari investigativ Artan Hoxha në një intervistë për ABC këtë të premte ka komentuar raportin e fundit të bërë nga Guarda Di Finanza në lidhje me kanabisin e sekuestruar në shqipëri.

Hoxha është shprehur se ky nuk është një raporti i saktë pasi sipas tij në këtë raport thuhet se janë sekuestruar rreth 2 mijë parcela kanabisi dhe pse sasia e bimëve narkotike që është sekuestruar është e vogël.

Ndër të tjera ai ka theksuar se tashmë për të bërë një raport të plotë në lidhje me sasinë e kanbisit të kapur në vendin tonë duhet të analizojmë rrugët e trafikantëve të cilët tashmë e kanë ndryshuar drejtimin dhe nuk kanë rrugëkalim vetëm Italinë.

Ai gjithashtu ka thënë se shifrat janë manipuluar nga politika, për arsye se këtë vit ka qenë një vit i rëndësishëm dhe vendimtar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Shifrat që ofron Guardo Di Finanza janë shifra që u interesojnë vetëm atyre nuk është se kanë një ndikim të madh tregues për ne. Në 1 qershor është firmosur marrëveshja dhe janë kthyer monitorimi me avion, ndërkohë në një komunikim me ish ministrin më ka komunikuar se tashmë një monitorim i tillë mund të bëhej dhe përmes dronëve por që në të vërtet terreni malor e bën të pamundur një gjë të tillë. Janë asgjësuar nga policia 1964 parcela dhe pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë të vogla jo të mëdha terrenet kanë qenë kodrinore dhe malore. Mbi 58 mijë parcela që do të thote se ti ke pas parcela me 30 bimë që i bie që kanë qenë të kultivuara nga fermerë. Por në bazë të të dhënave rezulton se ka një mospërputhje me atë që konstatohet realisht, raportimi i shifrave të vogla të bimeve duket se të sjell idene se kemi të bëjmë me një sasi më të vogël.

Çmimi sivjet është si asnjëherë tjetër, skepticizmi im është se unë në Shqipëri nuk kam parë parcela me 30 bimë. Në operacion in e bërë në Bolemë e kap Himara janë sekuestruar mbi 20 mijë rrënjë dhe në procesverbalin e prokurorisë janë shënuar rreth 6 mijë rrënjë. Ndërkohë kam parë raste të tjera në Përmet mbi 1 mijë rrënjë në Skrapar në Staraveckë ka qenë një parcelë me 2700 apo 2800 bimë, ato që publikova në Dukagjin, kështu që 58 mijë rrënjë i kemi nxjerrë vetëm ne. Rasti i Tërpanit në Berat është një rast tjetër që është goditur nga policia  ku u tha se u kap 127 dhe në të vërtet ishte mbi një ton. Një manipulim i tillë ka të bëjë me faktin se Shqipëria kishte problem me ha[jen e negociatave, por në fakt me shifrat e 2018 dhe 2019 këto shifra janë dyfishuar.

Një 60 kg kanabisi i pastër është kapur në Gjirokastër në kufirin e gjelbërt me Greqinë, kanabis po kapen nga tetori e këtej, por raportit mazhoranca është fokusuar me drogën e kapur me Italinë, por që në fakt trafikantët kanë ndryshuar rrugët e tyre, duke  ju referuar të dhënave të Italisë nuk janë të mjaftueshme, por partnerët tanë kanë të dhëna dhe të Greqisë dhe të vendeve të tjera. tendenca për të ndryshuar shifrat reale bëhet për tendencat politike, por që shifrat patjetër që do të dalin, siç është media siç mund të jetë opozita dhe pse deri më tani nuk kanë denoncuar kam dalë un ëme dhjetëra herë në lidhje me këtë fakt ku sipas mbjelljes së parcelave të kanabisit janë punësuar rreth 20 mijë qytetarë fuqi e lirë puntore.

 Në afatgjatë një gjë e tillë krijon problematike. Kemi rastin Ermal Guci që nuk është gjetur ende, kemi hetimin në Malsinë e Madhe për vrasjen e dy personave në zonën e Razmës dhe kemi dhe ngjarje të tjera dhe vrasjen e dy vëllezërve në Pogradec kemi disa paga apo shumë paga për nevojtarët, përdorimin e parave në fushatëtn elektorale dhe çdo trafikant që ka pasur 20, 30 apo 80 punëtore do ju kërkojë votën pasi i duhen sërish puntorët për vitin tjetër”, ka thënë Hoxha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!