Raporti i inteligjencës amerikane: Udhëheqja e Netanyahu mund të jetë në rrezik

schedule10:04 - 12 Mars, 2024

schedule 10:04 - 12 Mars, 2024

Një raport i vlerësimit të inteligjencës amerikane thotë se “qëndrueshmëria e Netanyahu si lider … mund të jetë në rrezik”.

Raporti, deklaroi se; “mosbesimi ndaj aftësisë së Netanyahut për të sunduar është thelluar dhe zgjeruar në të gjithë publikun nga nivelet e tij tashmë të larta para luftës dhe ne presim protesta të mëdha që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja”.

“Një qeveri e ndryshme, më e moderuar është një mundësi,” thuhej më tej, shkruan Al Jazeera.

Sipas raportit, strukturat e qeverisjes dhe të sigurisë në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, si dhe zgjidhja e situatës humanitare në Gaza dhe rindërtimi, “do të jenë komponentë kyç të marrëdhënieve afatgjata izraelito-palestineze”.

“Netanyahu ka deklaruar publikisht kundërshtimin e tij ndaj diplomacisë së pasluftës me Autoritetin Palestinez drejt kompromisit territorial”, thuhet ndër të tjera, duke shtuar se Izraeli “ndoshta do të përballet me rezistencë të vazhdueshme të armatosur nga Hamasi për vitet në vijim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!