Raporti i Institutit amerikan të Politikës së Jashtme: Sanksione për liderët që bëjnë thirrje për “Shqipërinë e Madhe”

schedule21:36 - 18 Janar, 2022

schedule 21:36 - 18 Janar, 2022

“Strategjia e konvergjencës, respektivisht përafrimit gradual të pikëpamjeve dhe opinioneve të kundërta, është një udhërrëfyes që duhet të përdoret në zgjidhjen e mosmarrëveshjes dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Serbisë dhe në planin afatgjatë një qasje e tillë do të kontribuonte në stabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor.

Kosova mund të shënojë pikën përfundimtare të shpërbërjes së ‘Jugosllavisë’ që vjen vetëm përmes njohjes së saj nga vendet e mbetura të NATO-s dhe BE-së. Njohja e saj nga këto vende do të kontribuonte në stabilizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor.”

Kështu thekson një raport për “Një strategji për të luftuar paqëndrueshmërinë në Ballkan” e përpiluar nga Universiteti studimor John Hopkins dhe Institucioni i kërkimeve Woodroë Wilson Center në SHBA.

Sipas raportit nëse Perëndimi përcakton një qëndrim të përbashkët për Kosovën do të ndikojë në njohjen e saj dhe ndryshimin e qëndrimit të Serbisë dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë duhet parë nëse Serbia do të pranojë vendosjen e rendit në rajon bazuar në vlerat perëndimore. Raporti thekson më tej se Perëndimi po punon me Greqinë që ajo të njohë Kosovën dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës për të qenë më pas edhe anëtare e NATO-s.

Raporti thekson gjithashtu se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmarrë sanksione ndaj çdo lideri politik në Shqipëri dhe në Kosovë, i cili bën thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

“Zbatimi i hapave të administratës Biden, duke përfshirë emërimin e të dërguarit Special për Njohjen e Kosovës”, së bashku me paralajmërimin e shprehur të SHBA-së për të sanksionuar çdo lider në Shqipëri apo Kosovë që promovon apo bën thirrje për ‘bashkim’ mes të dyve vendeve të pavarura”, thuhet në raport.

Gjithashtu, sipas raportit, besohet se në rast se katër anëtarë të NATO-s e njohin pavarësinë e Kosovës – kjo do t’u mundësonte serbëve dhe malazezëve të gjenin një mënyrë për të bashkëjetuar në Malin e Zi të orientuar nga Perëndimi.

“Politika në rritje transatlantike e harmonizimit të qëndrimeve për Kosovën do të inkurajojë një qasje të përbashkët ndaj bllokadës destruktive dhe të njëanshme bullgare ndaj hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në vend të zgjidhjes së disa krizave në të gjithë rajonin, konvergjenca fokusohet drejtpërdrejt në burimin kryesor të destabilitetit – rezistencën e Serbisë ndaj rendit perëndimor – dhe ofron mjetet për ta kapërcyer atë. Në vend që të bëjë thirrje për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin në NATO, raporti sheh dallime midis tyre dhe tregon rrugën drejt dy qëllimeve”, thuhet në raport.

Raporti ngre alarmin për ndikimin rus dhe atë kinez në Ballkan. “Rritja e ndikimit rus dhe kinez në rajonin e Ballkanit është alarmante”, shkruhet  në raport.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!