Raporti i FBI: SHBA shënoi numrin më të madh të viktimave në 5 vite gjatë 2022

schedule14:24 - 26 Prill, 2023

schedule 14:24 - 26 Prill, 2023

Sipas një raporti të FBI-së, Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë viktima nga të shtënat me armë zjarri në vitin 2022, sesa në katër vitet e mëparshme. Sipas këtij raporti 50 incidente të të shtënave me armë në vitin 2022 shkaktuan 313 viktima dhe të plagosur, 100 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Vetëm në 9 nga incidentet me armë zjarri nuk u regjistruan viktima, thuhet në raport. Raporti i FBI-së nxjerr të dhëna të zymta nga një vit i mbushur me akte të tmerrshme të dhunës me armë, duke përfshirë masakrën e shkollës në Uvalde, Teksas dhe liston komunitetet amerikane që në vitin 2022 iu bashkuan një numri në rritje të të shtënave masive vdekjeprurëse.

Raporti vjen gjithashtu ndërsa kombi përballet me një sërë të shtënash masive të profilit të lartë këtë vit, duke përfshirë një bankë në Louisville, Kentucky, një shkollë të krishterë në Nashville dhe një festë të Sweet 16 në Dadeville, Alabama.

Raporti i publikuar të mërkurën nuk përfshin të gjitha llojet e dhunës me armë dhe përjashton incidentet e vetëmbrojtjes, dhunën e bandave dhe mosmarrëveshjet në familje, ndër situata të tjera.

Sipas raportit, incidentet e të shtënave vitin e kaluar përfshijnë 25 shtete dhe Uashington, DC, dhe u kryen në shtëpi, shkolla, vende adhurimi, hapësira të hapura dhe vende të tjera.

Incidenti më vdekjeprurës në vitin 2022 ishte masakra e 24 majit në shkollën fillorë Robb në Uvalde , ku një person i armatosur vrau 21 persona dhe plagosi 17 të tjerë.

Të shtënat massive, të cilat ishin gjithashtu të shtënat me vdekjeprurëse në shkollën amerikane në gati një dekadë, shkaktuan reagime të furishme mbi aksionin dhe mosveprimin e forcave të rendit që iu përgjigjën masakrës.

/abcnews.al