Raporti i EUROPOL për drogën, Meta: Rilindja po i nxin faqen Shqipërisë

schedule17:55 - 12 Prill, 2021

schedule 17:55 - 12 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta referuar një raporti të EUROPOL mbi trafikun e drogës nga Shqipëria akuzon qeverinë socialiste se po ja nxin faqen vendit dhe po e rrënon.

“Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës” shkruan Meta.

Por cfarë thotë raporti për Shqipërinë?

 

Raporti thekson se Shqipëria mbetet akoma një burim kryesor i trafikut të drogës. “Shqipëria mbetet një burim kryesor i kanabisit në BE.  Rrjetet kriminale të angazhuara në trafik kanabisi janë shumë të organizuara.

Ata janë tipikisht të strukturuar në mënyrë hierarkike me role dhe nivele të përcaktuara mirë për lidershipin, ose relativisht fort të organizuar, por të pa strukturuar, dhe të rrethuar nga një rrjet individësh të përfshirë në aktivitete kriminale.

Këta kriminelë përdorën gjerësisht mjete të koduara të komunikimit” thuhet ndër të tjera në raport./ db/ Abcnews.al