Kryeministri Edi Rama,ditën e sotme ka shpërndarë një foto Sali Berisha është takuar me përfaqësuesit e Vladimir Putinit.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se pritja që i ka bërë në vitin 2010, përfaqësuesit rus, Kostantin Kosachev është vlerësuar nga ish-kryeministri Berisha si “shumë e rëndësishme”.
Sipas Ramës, ky takim ka ndodhur “një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg”.
“Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata”, shprehet Rama.
Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata! pic.twitter.com/fzXx9nUyJW
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2022