Raporti i DASH/ Basha: Konfirmon shqetësimet e ngritura nga PD

schedule13:30 - 21 Prill, 2018

schedule 13:30 - 21 Prill, 2018

“Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes në Shqipëri”.

“Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive”.

Këto janë disa nga problemet që ka renditur Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e publikuar së fundi. Lista është e gjatë deklaroi kryetari i Partisë Demokratike. Për Lulzim Bashën realitetin e trishtë të Shqipërisë këtë herë e tregojnë anglisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lulzim Basha: Zgjedhje të blera, qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj, drejtësi e kapur, media të kapura dhe nën presion dhe sulm qeveritar, çdokush mund t’i lexojë vetë këto gjetje në raportin i cili për fat të mirë është online . Për fat të keq është një pasqyrë e realitetit të trishtë të Shqipërisë, këtë herë nga qeveria amerikane”.

Opozita ka kohë që i denoncon tha kreu demokrat. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit s’bëri gjë tjetër përveçse i konfirmoi, tha ai.

Lulzim Basha:Konfirmojnë shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita por edhe faktorë të tjerë, qeveri të tjera europiane kanë ngritur mbi gjendjen ku ndodhet vendi sot”.

Një tjetër akuzë që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i drejtoi kryeministrit Edi Rama është ndërmarrja e një fushate me lajme të rreme kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag, Gunther Krichbaum./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!