Raporti i DASH, Alibeaj: Ndërkombëtarët na monitorojmë, Shqipëria prodhuesi kryesor i kanabisit

schedule16:04 - 11 Maj, 2022

schedule 16:04 - 11 Maj, 2022

Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian, Enkelejd Alibeaj u shpreh se dështimet e qeverisë, sipas tij nuk mund të transferohen në një territor tjetër.

Duke iu referuar vetos Bullgare për Maqedoninë e Veriut, Alibeaj theksoi se duhet të evidentohen se çfarë nuk shkon tek ne. Demokrati citoi raportin e DASH për kultivimin e kanabisit në vendin tonë, ku thuhej se Shqipëria është prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i kanabisit.

“Dështimet tona nuk mund ti nxjerrim në territorin bullgar. E udhës është që gjithnjë të shohim në territor tonë se çfarë nuk shkon. E dëgjova ministrinë dhe më vinë në mendje këto fjalë lufta, ndërgjegjësimi kundër drogës. E udhës do të ishte për të monitoruar dështimin brenda vetes në luftën kundër kanabisit.

Lexo edhe: Integrimi, Tabaku: Rama po përdor veton bullgare. Balla: Zero shanse nëse nuk hiqet

Shqipëri mbetet si vend origjine për kultivimin e kanabisit dhe bazë kartele për krimit të organizuar. Sipas DASH kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me kokainë dhe heroinë. Më pas trafikohet në Evropë nga trafikantë shqiptarë. Duke e bërë Shqipërinë një element kyç të trafikimit të drogës. Kjo është panorama që na kanë monitoruar ata.

Po ti referohemi raporti vjetor i Departamenti të Politikave Kundër Drogës pranë Zyrës së Kryeministrit Italian për Parlamentin italian, për të cilën Ministri pretendoi mbi bashkëpunimin e frytshëm, thekson se konfiskimet e kokainës ishin rritur me 60% krahasuar me të dhënat e vitit 2020 dhe se në rastet kur prejardhja u konstatua, kokaina ishte nisur edhe nga Shqipëria. Sipas të njëjtit raport, kapjet e heroinës ishin trafikuar kryesisht nga Shqipëria, ku si pjesë e rrugës ballkanike, vendi ynë trafikon pjesën më të madhe të heroinës që trafikohet çdo vit në vendet evropiane. Ky aktivitet kriminal në rritje është reflektuar edhe me arrestimet e organizatave të krimit të organizuar, ku shqiptarët renditen si kombësia e dytë pas marokenëve.

Poashtu po ti referohemi raportit, grupet e krimit të organizuar me origjinë shqiptare janë fuqizuar së tepërmi në vitet e fundit aq sa vendet partnere, Europiane e më gjerë, po e shohin me shqetësim këtë percipitim në shkallë të gjërë”, u shpreh ai.  /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!