Raporti i CIES, Bellingham lojtari më i shtrenjtë në botë

schedule16:24 - 29 Maj, 2024

schedule 16:24 - 29 Maj, 2024

Raporti javor i 466-të i CIES shqyrton lojtarët me vlerën më të lartë të tregut, në krye është anglezi Jude Bellingham, i vlerësuar në rreth 280 milionë euro.

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është i dyti në renditje, 255 milionë euro, Vinicius Jr 241 milionë euro, Rodrygo Goes 221 milionë euro dhe Phil Foden 204 milionë euro. Gjithashtu në top 10 janë dy lojtarë të Arsenalit, Saka dhe Odegaard, si dhe Julian Alvarez, Lamine Yamal dhe Florian Wirtz i Leverkusen.

Rafael Leao është i pari në Serie A. Portugezi i Milanit zë vendin e 32-të dhe vlen 101.5 milionë euro.

Top-10:

Jude Bellingham (Real Madrid, 20 vjeç): 280.4 milionë euro
Erling Haaland (Manchester City, 23 vjeç): 255.3 milionë euro
Vinicius Junior (Real Madrid, 23 vjeç): 240.8 milionë euro
Rodrygo Goes ( Real Madrid, 23 vjeç): 220.7 milionë euro
Phil Foden (Manchester City, 24 vjeç): 203.8 milionë euro
Bukayo Saka (Arsenal, 22 vjeç): 195.2 milionë euro
Julian Alvarez (Manchester City, 24 vjeç): 168.4 milion euro
Lamine Yamal (FC Barcelona, ​​16 vjeç): 140.8 milion euro
Martin Odegaard (Arsenal, 25 vjeç): 135.6 milion euro
Florian Wirtz (Bayer Leverkusen, 21 vjeç): 133.8 milion euro./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!