Raporti i BB: Menaxhim më i mirë i shpenzimeve publike

schedule15:10 - 22 Janar, 2018

schedule 15:10 - 22 Janar, 2018

Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Është ky propozimi që i bën qeverisë menaxherja e zyrës së Bankës Botërore Maryam Salim. Në prezantimin e raportit mbi Vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhëdhënies financiare për vendin tonë , iu kërkua parlamentit që të ketë një rol më të fortë si instutucioni kryesor i llogaridhënies.

 

Kanë bërë gati propozimet për qeverinë. Në raportin mbi vlerësimin e shpenzimeve publike dhe llogaridhënies financiare për Shqipërinë, Banka Botërore këshillon që autoritetet shqiptare të shohin me vëmendje menaxhimin e investimeve, lidhjen mes buxhetit dhe strategjive sektoriale si dhe të monitorojnë më mirë njësitë jobuxhetore.

“Forcimi i menaxhimit të financave publike duhet të jetë një prioritet për Shqipërinë. Arritja e vlerës më të mirë të parave që vijnë nga fonde publike është edhe rruga më efektive për përmirësimin e shërbimeve bazë për qytetarët”.

Megjithatë nuk mungojnë edhe progreset që raporti i Bankës botërore nuk i anashkalon. Të tilla janë:besueshmëria e buxhetit, elementë të transparencës fiskale, monitorimi i shpenzimeve të detyrimeve dhe prokurimet.

Banka botërore inkurajon parlamentin për një rol më të fortë si institucioni kryesor i llogaridhënies ndërkohë që edhe forcimi i auditimit është i rëndësishëm.

Ky raport i udhëhequr nga ekipi i ekspertëve të bankës Botërore  është vlerësimi i tretë për Shqipërinë në nivel kombëtar./abcnew.al