RAPORTI/ Avokati i Popullit: Shqipëria shkeli ligjet dhe konventat me dëbimin e Harun Çelik

schedule21:07 - 26 Maj, 2020

schedule 21:07 - 26 Maj, 2020

Avokati i Popullit i ka dërguar një raport të plotë Policisë së Shtetit në lidhje me shkeljet që janë bërë për procedurat e dëbimit nga Shqipëria të shtetasit turk, Harun Çelik.

ABC News ka siguruar raportin ku në bazë të tij, mësohet se Avokati i Popullit ka gjetur shumë shkelje që janë bërë nga organet ligjzbatuese në vend, përfshirë dhe Policinë e Shtetit.

Dokumenti i është dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në 24 maj 2020, ku pasi bëhet një panoramë e qartë e asaj që ka ndodhur, Avokati i Popullit kërkon që të merren masa dhe të përqafohen disa rekomandime të tyre.

Ndër të tjera thuhet se shtetasit Harun Çelik i janë shkelur të drejtat, pasi atij nuk i është dhënë e drejta për azil.

Në raport gjithashtu institucioni i Avokatit të Popullit thotë se i është mohuar kërkesa dhe bashkëpunimi nga ana e Policisë së Shtetit ka mungur sidomos në rastin kur është dashur regjistrimi i kamerave të sigurisë të komisariatit në Rinas ku shihej qartë dëbimi i Çelik.

“Gjatë hetimit administrativ nga ana jonë është kërkuar regjistrimi i kamerave të sigurisë, kryesisht  të komisariatit Rinas për të hedhur poshtë pretendimin e bërë publik në media se ai shtetas ka kërkuar azil por i është mohuar. Kemi kërkuar edhe disa akte me karakter rregullues.

Të parat nuk janë vënë në dispozicion me pretendimin se administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit dhe për të dytat ka patur vonesa.

LEXO edhe: Dëbimi i turqve Simsek dhe Çelik, OKB nis hetim për qeverinë shqiptare

Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit dhe njëkohësisht shmangia e burokracive në përcjelljen e materialeve dhe dokumenteve hetimore brenda strukturave të Policisë së shtetit duhet të konsiderohen parime të punës së përbashkët në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të njeriut”.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka arritur në konkluzionet e mëposhtme:

“Nga sa kemi trajtuar më sipër, nga të dhënat e faktit shtetasi Harun Çelik nuk ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pra është e qartë se nuk plotësohet kushti i parë për të cilin ligji lejon dëbimin nga territori, konkretisht “hyrja në mënyrë të palfgjshme në terrftorin e Republikës së Shqipërisë ”.

Nuk ka asnjë pretendim për hyrje të paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Theksojmë se nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, ky veprim përbën vepër penale dhe është analizuar nga ana e prokurorisë në hetimin e çështjes në ngarkim të këtij shtetasi.

Është e qartë se prokuroria nuk ka konkluduar që një e tillë të ketë ndodhur, pasi akuza për të cilin personi është gjykuar është një tjetër. Gjithashtu, nga dispozitivi i vendimit të gjykatës rezulton se dokumenti i udhëtimit pasaporta mbetet e vlefshme dhe i kthehet të pandehurit.

Vlen të theksojmë se në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale çdo akt apo dokument i falsifikuar i cili është sekuestruar për efekt të kryerjes së veprës penale, asgjësohet.

Fakti që gjykata ka disponuar vetëm për fshirjen e vizës kanadeze dhe kthimin e pasaportës së sekuestruar shtetasit Harun Çelik, tregon se pasaporta e tij në tërësi ishte një dokument i vlefshëm udhëtimi. Kjo konfirmon gjithashtu se ai kishte hyrë në Shqipëri në mënyrë të ligjshme.

Pra, nga vlerësimi i aktit të dëbimit rezulton qartë se ai nuk është bërë për një shkak të parashikuar në ligj, përsa nuk plotësohen në mënyrë kumulative të dy kushet për të cilat lejohet dëbimi.

Por edhe nëse dëbimi do të ishte bërë për një shkak të parashikuar në ligj, përsëri ligji shqiptar njeh të drejtën e ankimit ndaj vendimit të dëbimit. (neni 110 i ligjit nr.108/2013 “Për të huajt”).

Shtetasit turk nuk i është dhënë mundësia e deklarimit të largimit vullnetar brenda një afati të caktuar, as nuk është nxjerrë një urdhër largimi fillimisht nga kjo drejtori.

Kështu, nëse shtetasit turk do t’i ishte dhënë kjo mundësi në bazë të ligjit, atëherë nuk do të ekzekutohej urdhri i largimit nga autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin.

Deklarimi i largimit vullnetar të të huajit merret në konsideratë nga autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin në vendosjen ose jo në urdhrin e largimit të masës kufizuese të ndalimit të hyrjes për të huajin, përjashtuar rastet kur, për interesa të rendit dhe sigurisë publike, ky deklarim nuk mund të merret në konsideratë.

Koordinimi gati i përsosur i institucioneve shtetërore për nxjerrjen e urdhrit të dëbimit dhe ekzekutimin e menjëhershëm të tij, për shtetasin Harun Çelik, është kryer brenda ditës së parë të vitit 2020, për më tepër ditë pushimi, kur përgjithësisht në raste të tilla, gjatë ditëve normale të punës, është tepër i vështirë bashkëpunimi ndërinstitucional, brenda një kohe të shkurtër.

Mbetet ende e paqartë mënyra se si janë mbuluar shpenzimet e kostos së kthimit (bileta e udhëtimit) për shtetasin Harun Çelik.

Ndërkohë që i huaji kundërshtonte largimin e tij drejt aeroportit dhe autoriteti rajonal për Kufirin dhe Migracionin Tiranë nuk disponon buxhet në dispozicion për kthimin e të huajve.

Shtetasi Harun Celik dërgohet në Ambasadën e Turqisë në Tiranë për pajisjen me leje kalimi, ndërkohë që sipas disponimit të vendimit të gjykatës nr.2933, datë 19.12.2019 këtij shtetasi duhet t’i ishte kthyer pasaporta turke nr.U02400607, me kushtin e fshirjes së vizës kanadeze me nr.E723l95372 të ndodhur në faqen numër 18 të saj, Rezulton se pasaporta e tij është e vlefshme, por ekzekutimi i këtij vendimi penal është bërë në datë

13.01.2020 nga organi procedues, 12 ditë pas dëbimit të tij nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Nuk evidentohet dhe as pretendohet në aktet dhe komunikimin për këtë rast se ky shtetas nuk duhet të priste ekzekutimin e vendimit penal të dhënë nga gjykata shqiptare për të.

Pavarësisht sa më lart, nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë është vendosur dëbimi i këtij shtetasi.

Por edhe në rastin e dëbimit, dërgimi i shtetasit Harun Qelik në Qendrën e Mbyllur në Karrep është një detyrim i parashikuar qartazi në nenet 109/pika 2 të ligjit nr.108/2013 “Për të huajt”, i ndryshuar dhe i parespektuar nga Drejtoria Yendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, pavarësisht pretendimeve të ngritura nga kjo drejtori se nuk gjen zbatim në rastin konkret. Ky detyrim konfirmohet edhe në udhëzirriin nr.293, datë 04.06.2015 të Ministrit të Brendshëm “Mbi procedurat e trajtimit të shtetasve të huaj me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit të dëbimit nr.2125, datë 01.01.2020 nuk gjen asnjë mbështetje ligjore.

Në nenin 112 të ligjit përcaktohen procedurat dhe mënyrat se si bëhet ekzekutimi i urdhrit të dëbimit. Ekzekutimi i menjëhershëm i urdhrit të dëbimit lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kërcënimin për rendin dhe sigurinë kombëtare që vjen si pasojë e pranisë së të huajit në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nga dokumentacioni dhe shpjegimet e dhëna nga drejtoria, nuk vërtetohet dhe as rezulton që të ketë ndonjë të dhënë se prania e shtetasit Harun Selik në vendin tonë ka kërcënuar rendin dhe sigurinë kombëtare apo publike.

Nuk janë vënë në dispozicion as dokumente nga agjencitë apo strukturat përkatëse ku të konfirmohet ky fakt.

Sipas nenit 4, pika 10 e ligjit “Për të huajt”, autoriteti shtetëror përgjegjës për vlerësimin e cenimit të sigurisë publike është struktura përgjegjëse e Policisë së Shtetit. Sipas organizimit dhe funksionimit të Policisë së Shtetit, akteve nënligjore në fuqi për zbatim të ligjit “Për të huajt”, si dhe të gjitha praktikave që ndiqen tashmë prej më shumë se 7 vitesh nga dalja e këtij ligji, këtë autoritet e ushtrojnë Departamenti për Sigurinë Publike dhe ai i Policisë Kriminale dhe jo Departamenti për Kufirin dhe Migracionin.

Mungesa e këtij dokumentacioni të vlerësimit për shtetasin Harun Çelik nëse përbën kërcënim për sigurinë publike, nga ana e kësaj strukture, është i kuptueshëm sepse në datë

  • Në rast se i huaji bëhet subjekt i dëbimit nga autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin, sipas këtij neni, ai mbahet i ndaluar në një qendër të fnbyllur, sipas nenit 121 të këtij ligji, derisa të ekzekutohet urdhri i dëbimit. Në rast të gjetjes së mundësive të tjera alternative, të zbatimit të masave të përkohshme, sid përcaktohen në seksionin lV të këtij kreu, këto të fundit kanë përparësi ndaj ndalimit.

01.01.2020 ka qenë ditë pushimi dhe asnjë sekretari, apo person përgjegjës për vlerësimiri e kësaj çështjeje nuk ka qenë në punë”.

E PLOTË: Raporti i Plotë i Avokatit të Popullit

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!