Një raport mbi origjinën e koronavirusit i kryer nga një laborator shtetëror amerikan arriti në përfundimin se ekziston mundësia që virusi të ketë dalë nga një laborator në Wuhan. Raporti u përpilua në maj të vitit 2020 nga Laboratori Kombëtar Lawrence Livermore në Kaliforni.
Sipas shkencëtarëve të Lawrence Livermore, raporti u bazua në analizën gjenetike të koronavirusit të ri. Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi në maj se u kishte kërkuar këshilltarëve të tij të zbulonin origjinën e SARS-CoV-2.
Shërbimi i inteligjencës amerikane po shqyrton dy skenarë të mundshëm: që virusi shpëtoi nga një laborator ose kaloi nga kafshët te njerëzit. Sipas një raporti sekret të inteligjencës amerikane që është publikuar ndërsa Trump ishte ende president, tre studiues në Institutin e Virologjisë Wuhan u sëmurën në nëntor të vitit 2019 dhe u shtruan në spital me simptoma të ngjashme të koronavirusit, tha në një njoftim qeveria amerikane.
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Kinën se nuk është transparente në lidhje me origjinën e koronavirusit, akuzë që Pekini e ka mohuar vazhdimisht./abcnews.al