Sipas raportit të “Save the Children”, në të gjithë globin janë 72 milion fëmijët të cilët jetojnë në zona konflikti dhe rrezikojnë dhunë seksuale nga forca dhe grupe të armatosura.
Në botë rreth 72 milion fëmijë jetojnë në zona ku forca dhe grupe të armatosura dhunojnë seksualisht të miturit. Bëhet fjalë për 17% të 426 milion fëmijëve që jetojnë të paktën 50 kilometra larg zonave të konfliktit në nivel global: 1 në 6. Kjo është një nga të dhënat e raportit më të fundit të publikuar nga Save the Children.
Raporti, është i pari në që përmban një analizë të detajuar për rrezikun për dhunë seksuale me të cilin përballen fëmijët që jetojnë në zona konflikti në periudhën 1990-2019. Në këtë raport tregohet se si të miturit janë deri në 10 herë më të rrezikuar për të qenë të abuzuar, në krahasim me 30 vjet më parë.
Vendet me rrezikshmëri më të lartë për fëmijët janë: Jemeni, Somalia, Iraku, Siria, Kolumbia dhe Sudani i Jugut. Rreziqet lidhen me përdhunimet, skllavërinë seksuale, prostitucionin, shtatzanitë, sterilizimin dhe abortet e detyruara, abuzime dhe tortura nga forca të armatosura, zyrtarë apo agjentë policie.
Nga 54 konflikte aktuale në të gjithë globin, 22 karakterizohen nga denoncime për dhunë seksuale kundër popullsisë civile. Në 15 prej tyre, palët në konflikt kanë kryer abuzime ndaj fëmijëve.
Aktualisht janë 415 milion fëmijët që përballen me këtë rrezik, në të gjithë globin, sipas raportit të Save the Children./abcnews.al