Raporti/ 71 kandidatë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, dosje edhe për prokurorë e drejtues policie

schedule10:59 - 6 Korrik, 2022

schedule 10:59 - 6 Korrik, 2022

Nga 2189 kandidatë që u janë hapur dosjet përpara se të synonin një post publik, 71 prej tyre kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Drejtuesja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit gjatë vitit 2021, Gentiana Sula ka bërë me dije shifrat e kandidatëve që kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Nga 2189 kandidatë për t’u zgjedhur deputetë dhe kryetarë bashkish që u janë hapur dosjet përpara se të synonin një post publik, 71 kanë rezultuar me implikime të ndryshme në sigurimin e shtetit

“Institucioni ka synuar ta shtrijë aktivitetin e vet me bashkëpunime institucionale brenda dhe jashtë vendit. Një ndër gjërat e ndjeshme në publik që kemi bërë është verifikimi i figurave. Deri në dhjetor 2021 janë kaluar 2189 kandidatë përpara emërimit, ngritjes në detyrë apo për tu zgjedhur deputetë dhe kryetarë bashkish ku prej tyre 71 kandidatë kanë rezultuar me implikime të ndryshme përmes dokumenteve të sigurimit të shtetit. Kemi bërë verifikimin e figurave por nga ana tjetër figurat që kemi zbuluar përmes hapjes së madhe si model të solidaritetit njerëzor, janë 13 figura në pesë vite që Presidenti me propozimin tonë u ka dhënë medalje për mbrojtje të dinjitetit njerëzor”, tha Sula.

Ajo tha gjithashtu se nga 91 prokurorë e gjyqtarë që u është verifikuar e shkuara teksa ishin në proces vettingu, gjashtë prej tyre kanë dalë bashkëpunëtorë.

 

Në procesin e vettingut të Policisë 13 kandidatë kanë rezultuar bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit gjatë kohës së diktaturës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!