Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës penale ndërkombëtare në Hagë, pas raportimeve se gjykata pritet të kërkojë urdhër-arrestet e para kundër individëve rusë për luftën në Ukrainë.
“Ne nuk e njohim këtë gjykatë; ne nuk e njohim juridiksionin e saj,” u tha gazetarëve në Moskë, zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov.
Neë York Times dhe Reuters raportuan të hënën se prokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) do të hapë zyrtarisht dy raste të krimeve të luftës dhe do të lëshojë urdhër-arreste për disa rusë që konsiderohen përgjegjës për rrëmbimin masiv të fëmijëve ukrainas dhe shënjestrimin e ukrainasve.
/abcnews.al