“Raportet Kurti-Osmani në krizë”, Maliqi: Kryeministri kërkon të çojë Kosovën drejt izolimit

schedule18:29 - 6 Gusht, 2024

schedule 18:29 - 6 Gusht, 2024

Analistja nga Kosova, Afërdita Maliqi, përmes një lidhjeje “live” për “Special Report” në ABC News komentoi raportin mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti,

Sipas Maliqit, ka një krizë mes Kurtit dhe Osmanit, ndërsa shtoi se ‘kryeministrit nuk i duhet më presidentja’, ndërsa shtoi se janë duke u afruar zgjedhjet në Kosovë.

Ndër të tjera ajo theksoi se Albin Kurti do të çojë Kosovën drejt izolimit për shkak të veprimeve të tij të pakoordinuara me aleatët.

Ka një krizë mes Osmanit dhe Kurtit dhe kjo është publike, pamë reagimin e Presidencës që kritikoi qëndrimin e Kurtit për incidentin e Osmanit. Kriza nuk ka nisur sot, por ka qenë më parë. Kurtit nuk i duhet më Osmani, edhe pse Kurti nuk ka një parti të fortë. Pasi kemi në prag edhe zgjedhjet e ardhshme.

Në qeverinë e brendshme janë të dështuar (qeveria e Kurtit). Arsimi, shëndetësia janë në kolaps. Edhe mbështetja e qytetarëve të Kosovës ndaj Kurtit është në rënie. Ende ka një mbështetje, por jo siç e ka pasur më parë.   Albin Kurti do të çojë Kosovën drejt izolimit për shkak të veprimeve të tij të pakoordinuara me aleatët.”,  u shpreh ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!