Hapësira ajrore mbi aeroportin Vnukovo të Moskës u mbyll përkohësisht sot, me të gjitha mbërritjet dhe nisjet të pezulluara, pas raporteve për një sulm me dronë në zonë.
An explosion near the Karamyshinsky hydroelectric complex in Moscow.
According to eyewitnesses, a drone fell in the Moscow River area. Emergency services are on the way. pic.twitter.com/fyQf9lmkWk
— Sprinter (@Sprinter99800) August 11, 2023
“Për shkak të raporteve për sulm me dronë, ne vendosëm kufizime të përkohshme në uljet dhe ngritjet e avionëve në Vnukovo. Për arsye sigurie, fluturimet janë devijuar në aeroporte të tjera ” tha aeroporti në një deklaratë.
Ndërkohë, videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë tym në një zonë të Moskës, ngjitur me një hidrocentral, pas një sulmi me dron mëngjesin e së premtes.
Javët e fundit ka pasur një numër sulmesh me dronë në rajonin e Moskës, për të cilat Rusia ka fajësuar Ukrainën.
/abcnews.al