“Raphael nga më të mirët në botë”, Varane pas firmës: Dua të fitoj me United!

schedule13:37 - 14 Gusht, 2021

schedule 13:37 - 14 Gusht, 2021

Raphael Varane është zyrtarisht lojtar i Manchester United. “Djajtë e kuq” e kanë blerë mbrojtësin e Francës nga Real Madrid për rreth 50 milion euro dhe ditën e sotme edhe ka nënshkruar, pasi kishte kaluar vizitat mjekësore disa ditë më parë.

United ka dalë me komunikatë, ndërkohë që Varane ka deklaruar: “Manchester United është një klub ikonë në futbollin botëror dhe shansi që të vija këtu dhe të luaja në Premier League ishte diçka që nuk mund ta refuzoja.

Ka edhe më shumë që dua të arrij në karrierë dhe e di që po bashkohem me një skuadër me plot lojtarë të mëdhenj, të cilët do të kenë të njëjtën vendosmëri për të fituar ndeshje dhe trofe.

Kam mundur të shoh përparimin e bërë gjatë viteve të fundit dhe tani i bashkohem një grup të gatshëm për të luajtur në nivelet më të larta. Dua të kem impaktin tim këtu dhe do të jap gjithçka për t’u bërë pjesë e historisë së shquar të këtij klubi”.

Për këtë transferim ka folur edhe trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer: “Jam absolutisht i kënaqur që kemi arritur të sigurojmë nënshkrimin me një nga mbrojtësit më të mirë në botë gjatë 10 viteve të fundit.

Raphael është një fitues dhe e kemi ndjekur për një kohë të gjatë, ndaj e dimë sa profesionist dhe sa i përkushtuar është. Ai do të shtojë cilësitë dhe lidershipin e tij në grupin e mbrojtësve tani. Varane është një mbrojtës unik, që do të përshtatet me lojtarët tanë.

Ai ka fituar gjithçka, por e di se ende dëshiron të ketë suksese të tjera dhe mezi pres që ta kem në skuadër”. / abcnews.al