Ramush Haradinaj në Washington, takim me Palmer

schedule15:40 - 26 Shtator, 2019

schedule 15:40 - 26 Shtator, 2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u takua me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Mattheë Palmer.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj thotë se ka marrë përkrahje nga SHBA-ja për dialog pa kushte me Serbinë. Në takimin që pati me zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Matthew Palmer, i cili është ermëruar i dërguar posaçëm për Ballkanin, Haradinaj thotë se do të ketë kornizë të qartë për formatin dhe temat që do të bisedohen me Serbinë.

“Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike. Caktimi i Zëvendësndihmës Sekretarit, Matthew Palmer, si i dërguari i posaçëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga ShBA-ja. Në takim me Palmer, në New York, theksova edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Një ditë më parë presidenti Hahsim Thaçi ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker. Gazetari Muhamet Hajrullahu thotë se këto takime tregojnë rolin kyç që do të ketë SHBA-ja në dialogun Prishtinë-Beograd.

Dialogu Prishtinë-Beograd është stopuar pas taksës 100% që qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe ndërsa SHBA-ja insiston që menjëherë pas krijimit të qeverisë së re të mos humbet kohë për rinisjen e dialogut./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!