Ramos rrezikon edhe veten, provon të kthehet më shpejt seç pritej

schedule22:19 - 23 Shkurt, 2021

schedule 22:19 - 23 Shkurt, 2021

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, po vazhdon fazën e rikuperimit. Qëndërmbrojtësi iu nënshtrua operacionit në gjurin e majtë më 6 shkurt dhe ishin vetë madrilenët që konfirmuan se gjithçka shkoi me sukses.

Tashmë i gjithë fokusi i stafit mjekësor është që spanjolli të rikthehet sa më shpejt në dispozicion të trajnerit Zidane. Sipas raportimit të “AS”, janë dy data që parashikohen që Ramos të kthehet. Bëhet fjalë për 13 marsin për duelin me Elchen ose më 16 mars në sfidën e kthimit me Atalantën në Champions.

 

Ramos kërkon të rikthehet sa më shpejt në fushë dhe këto ditë e kemi parë të postojë video nga stërvitja e tij, diçka që stafi mjekësor e ka porositur të tregojë kujdes. Ai po e shmang periudhën e rikuperimit, çka mund ta rrezikojë më shumë shëndetin e tij, duke humbur ndoshta sezonin e plotë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!