Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës ishte edhe kalimi i Sergio Ramos nga Real Madridi tek PSG.
Një largim pas 16 vitesh si Madrilen, nuk e pengoi atë të zgjidhte të vazhdonte karrierën në Paris. Por Sergio Ramos akoma nuk ka debutuar me parizienët. Mbrojtësi spanjoll vuan nga një dëmtim në këmbë që nga fundi i korrikut, dhe vetëm tani po jep shenja të rikuperimit.
Pas një pushimi tre mujor, mjekët e PSG-së theksojnë se lojtari mund të kthehet në stërvitjen e parë me ekipin nga java e ardhshme. Ramos pritet të debutojë me PSG me datën 29 tetor në ndeshjen ndaj Lille.
F.A/abcnews.al