Ramos në “shënjestrën” arabe, Al-Nassr i “uritur” për një tjetër “galaktik”

schedule12:08 - 25 Shkurt, 2023

schedule 12:08 - 25 Shkurt, 2023

Java që po lëmë pas nuk ishte më e mira e mundshme për “veteranin” spanjoll të mbrojtjes së PSG, Sergio Ramos, i cili i dha “lamtumirën” Kombëtares spanjolle, pas një bisede me teknikun e ri të “la roja”-s, Luis de la Fuente, me këtë të fundit, që nuk shihte 36-vjeçarin pjesë të planeve të tij në krye të spanjollëve.

Mirëpo, përveç refuzimit nga Spanja tashmë Ramos duhet të mendojë dhe për “aventurën” e tij të re, me kontratën aktuale te francezët e PSG, që skadon më 30 qershor dhe deri më tani nuk ka asnjë lloj “shprese”, që ish-qendërmbrojtësi i Real Madrid, të qëndrojë në “Parc des Princes”.

Deri më tani nuk ka asnjë ofertë konkrete, por në bazë të asaj çka raporton prestigjiozja spanjolle “Marca”, Ramos është kthyer në një “objektiv” merkatoje, te “gjigandët” e Arabisë Saudite, Al-Nassr, me drejtuesit arabë që kanë kontaktuar me personat rreth Ramos, për të parë nëse është i interesuar ose jo për një “ribashkim” me ish-shokun e tij te Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Sipas njoftimeve të gazetës spanjolle, arabët kërkojnë me ngulm afrimin e “galaktikëve”, Sergio Ramos dhe Luka Modric, me këtë të fundit që e ka shprehur haptazi që ka si synim qëndrimin te Reali, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm 2023/2024, ndërsa Ramos është ende i paqartë për të ardhmen e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!