Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ramiz Lladrovci shpall fitoren në Drenas: Ja dedikoj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

schedule23:36 - 12 Tetor, 2025

schedule 23:36 - 12 Tetor, 2025

Këtë të diel janë mbajtur në Kosovë zgjedhjet lokale. Në 38 komunat e Kosovës, numërimi i votave është thuajse drejt fundit.

Ndërsa Ramiz Lladrovci është paraqitur para gazetarëve në sheshin e Drenasit ku ka shpallur fitoren kundër kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari.

Ai ka thënë se fitoren ia dedikon krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

“Erdha këtu në sheshin e Dëshmorëve për t’ia dediku këtë fitore të madhe presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli, kryetarit Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit…Falënderim i vecantë u shkon të gjithë qytetarëve të Drenasit për disiplinën e tregume gjatë këtyne 30 ditëve, për qetësinë, për gjithçka çka kanë ba që Drenasi të shkojë i qetë dhe pa incidente në zgjedhje, prandaj edhe njëherë i falënderoj të gjithë qytetarët e Drenasit”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!