Kritika të ashpra ka lëshuar kryeministri Edi Rama, ndaj kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, duke thënë se kjo bashki është ndër më problematiket me menaxhimin e mbetjeve urbane.
Sipas Ramës gjatë gjithë sezonit turistik bashkia e Himarës ka ngecur në pastrimin e mbetjeve. Më tej Rama është shprehur se Jorgo mund edhe vetë të zgjohet në mëngjes e të mbledhë plehrat në Pedonale, duke e ironizuar për dumdumin e vjetër që bën mbledhjen e mbetjeve.
“Jam dëshmitarë. Kur shkoj në Dhërmi. Një pedonale ka që ec në këmbë. Sikur Jorgua, Gjergji të çohet vetë dhe ta marrë një trastë me vete. Por çohem unë para dhe zgjoj Jorgon nga gjumi dhe vjen një dumdum që nuk e di i çfarë viti është. Më kanë bërë që këtë vit të mos dal fare dhe të mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha. Nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë. Puna është të kemi dy si Pjerini dhe jo dy si Jorgua. Edhe Lanfilldi i Bushatit. Është bërë funksional falë meritës së kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës. Për të mos e lënë topin në mes të fushës duke thënë se skam ça bëj. Shkoni përtej kësaj. Shkoni në bashkinë e Maliqit. Dhe kur të gjeni plehra si në Himarë apo në Dhërmi, edhe tani që flasim. Ca ka Maliqi më shumë? KA një njeri që nuk pajtohet dot me plehrat. Patjetër që edhe ai do thotë se kam këto.” tha Rama.
Ndërkohë Rama është ndalur edhe tek tarifa e pastrimit duke deklaruar se asnjë bashki nuk duhet të çojë ndërmend rritjen e kësaj tarife për familjarët dhe pensionistët.
“Se mos kujtojë njeri për tarifat dhe të rrisin tarifat. Rritjuani atyre që ndot më shumë. Por jo familjeve dhe pensionistëve. Rritjuani atyre bizneseve që ndotin më shumë. Se kazanët nuk i stërmbushin qytetarët, por bizneset dhe restorantet. Ata duhet ti lënë nëpër thasë në një orar të caktuar mbrapa lokalit në një pikë të caktuar. Se Kazanët nuk mund të mbushen nga mbetjet e bizneseve. Kazanët janë për kalimtarët. Në Paris mbushen me thasë të zinj me mbeturina dhe i mbledhin. Dhe nuk shkon dot në kazan se të mbyllin biznesin. Këto i bën kryetari i bashkisë. Duke u zgjuar i pari dhe duke fjetur i fundit.” tha Rama. /abcnews.al/