Ramadani zbarkon në Milano për Rebic, zbulohen planet e kuqezinjve

schedule10:37 - 21 Korrik, 2020

schedule 10:37 - 21 Korrik, 2020

Milani planifikon të bëjë disa lëvizje në merkato, edhe pse si fillim duhet parë se kush do të jetë trajneri i ri. Ralf Rangnick është në “pole”, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Në kampin kuqezi po punojnë të mbyllim marrëveshjen përfundimtare me Ante Rebic.

Sulmuesi kroat ka gjetur formën e tij dhe është kthyer në një lojtar thelbësor në formacionin e Piolit. Gianluca Di Marzio raporton se të mërkurën do të ketë një takim me menaxherin e tij, Fali Ramamdani. Rebic është marrë në huazim nga Eintracht Frankfurt dhe për këtë janë paguar 5 milion euro, kurse për ta blerë thuhet se duhen edhe 25 të tjera.

Veçse për Rebiç, me Ramadanin do të flitet edhe për një emër tjetër. Milani do mundohet të mësojë sa janë shanset për ta marrë nga Real Madrid sulmuesin serb, Luka Jovic, i cili në sezonin e parë ka pasur pak hapësira në La Liga. I blerë për 60 milion euro nga Eintracht Frankfurt, ai që verën e shkuar u përfol për një huazim dhe Milani do të ishte gati për një lëvizje të tillë.

MBROJTJA – Në kampin kuqezi kanë piketuar edhe dy lojtarë për prapavijën. Njëri është Emerson Royal, pjesë e Real Betis. Këta të fundit e kanë edhe një vit në huazim, pasi kartonin e zotëron Barcelona. Katalanasit duan 25-30 milion euro, kurse Betis 6 milion euro për 21-vjeçarin.

Kristoffer Ajer është objektivi tjetër. Shtatlarti, i gjatë 196 centimetra, është pjesë e Celtic në Skoci dhe ka edhe dy vite kontratë. Pjesë e kombëtares së Norvegjisë, 22-vjeçari ka tërhequr interesimin e disa klubeve, mes tyre Leicester që po tenton ta transferojë nga gjiganti skocez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!