Ramadani: Përgëzoj lojtarët për lojën. Penalltia? Dora nuk është në pozicion natyral

schedule16:47 - 31 Janar, 2022

schedule 16:47 - 31 Janar, 2022

Egnatia arriti t’i rrëmbente skuadrës së Dinamos 1 pikë në një sfidë që e luajti me 10 lojtarë që nga minuta e pare e takimit, pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Gëzim Krasniqi.

Pas ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani u shpreh i lumtur për angazhimin e lojtarëve të cilët arritën të barazonin, ndërsa sa i përket episodit me tifozët, tekniku i rrogozhinasve nuk komentoi asgjë.

“Duhet të jem i kënaqur me angazhimin e futbollistëve, se ishim me një lojtar më pak dhe nuk është e lehtë ndaj Dinamos., Djemtë treguan karakter, në pjesën e parë mund të barazonim. Duhej të ishim të kujdesshëm që të mos pësonim të dytin se do të na kishte fikur. E menaxhuam mirë edhe pse me një lojtar më pak, i falenderoj lojtarët për karakterin që treguan dhe kjo ndeshja na motivon për vazhdimin.

Karton i kuq? Është faull i pastër. Penalltia? Dora nuk është në pozitë natyrale, arsyetimi mund të jetë që topi ka prekur në trup para dorës. Por, në ndeshje thanë se dora ishte në pozicion natyrale, nuk ishte ashtu. Unë nuk jam marrë me arbitrimin në karrierën time, do të shoh veten dhe të punoj për t’u përmirësuar. Nuk më pëlqen që stafi të shkaktojë rrëmujë, dua të jenë të qetë se mua nuk më pëlqejnë.

Sa mbaroj takimi dhe iu kam folur si duhet të sillem, për tifozët nuk kam koment se për ato nuk kemi përgjegjësi. Por, kjo që ndodhi sot do të jetë hera e fundit që e shihni nga stafi im. Merkato? Nuk e them, por do të ketë një prurje që do të publikohet nga klubi.

Egnatia është një motivim, kam qenë edhe te Flamurtari që ishte për mbijetesë. Është mirë kur punon për një skuadër që ka objektiv dhe jo për një skuadër që luan për vendin e pestë apo për mesin e tabelës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!