Ramadani: E donim fitoren, u treguam naiv te goli i parë

schedule19:34 - 4 Maj, 2022

schedule 19:34 - 4 Maj, 2022

Egnatia u mposht nga Laçi me shifrat 2-0, në sfidën e javës së 32-të të kampionatit shqiptar.

Pas ndeshjes trajneri Zekirija Ramadani, u shfaq i zhgënjyer me humbjen ndaj Laçit, teksa kritikoi të tijtë për rastet e humbura e për gabimin në golin e parë të Laçit.

“E donim fitoren dhe ndoshta edhe e merituam me rastet që krijuam. Ne krijuam raste dhe Laçi shënoi golat. Ne kemi harxhuar shumë energji dhe është mëkat të shpërdorosh rastet ashtu, por nëse kthehemi te goli i parë i pësuar, na kushtoi shumë naiviteti. Respektuam “fair play”-n por duhej ta kishim kthyer topin te portieri kundërshtar dhe jo t’ua jepnim kundërshtarëve aty afër zonës tonë.

Ne do të mundohemi t’i largohemi vendit të tetë, por kjo nuk varet më nga ne, pasi duhet të na favorizojnë edhe rezultatet e kundërshtarëve. Sa u përket dy vendeve të fundit, varet gjithçka nga ne, pasi kemi nevojë për një fitore, që t’i shmangim edhe matematikisht”, u shpreh Ramadani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!