Ramadani: Dy ndeshjet e ardhshme janë një provë, përgatitemi për “Play-out”

schedule19:54 - 14 Maj, 2022

schedule 19:54 - 14 Maj, 2022

Egnatia u mposht nga Partizani e shifrat 1-0, një humbje që tashmë matematikisht i pozicionon rrogozhinasit në vendin e 8-të ku luhet edhe faza “Play-out” për qëndrimin në superligë.

Trajneri Zekerija Ramadani pranoi situatën dhe kërkoi që të tijtë të punojnë fort edhe në dy javët e ardhshme, për të shkuar në formën më të mirë të mundshme në ndeshjen që do të vendosë të ardhmen e Egnatias.

“Dy ndeshjet e ardhshme janë një provë, pasi duhet të ruajmë seriozitetin dhe përqendrimin. Këto dy ndeshje nuk kanë rëndësi, por do të ruajmë formën dhe të japim maksimumin, për të qenë të gatshëm për Play Out-in, ku do të vendoset gjithçka. Dhamë maksimumin edhe sot, ndonëse e dinim që do të ishte e vështirë. Ndjemë lodhje, por ndoshta duhej të bëja më shumë zëvendësime.

Falë disa golave individualë të Pedros, por edhe falë egoizmit të tij të tepruar, jemi këtu në Play Off. Na ka ndihmuar shumë, por mund të bënte shumë më mirë, po të kishte doza më të ulëta egoizmi. Jemi munduar të punojmë me karakterin e tij, por kaq kemi arritur.

Unë mendoj se jemi më mirë se të dy skuadrat që mund të gjejmë përballë në Play Off. Ne do të punojmë fort për të ardhur në formën më të mirë për atë takim”, u shpreh Ramadani. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!