Rama: Zero tatim fitimi për biznesin e vogël dhe zero TVSH deri në 10 mln lekë të reja xhiro

schedule15:08 - 22 Shtator, 2020

schedule 15:08 - 22 Shtator, 2020

Kryeministri Rama deklaroi në një komunikim për mediat se nga miratimi i vendimit për heqjen e tatimfitimit për bizneset me xhiro deri në 14 mln lekë, përfiton 77% e sipërmarrjes në vend.

Nga 1 janari 2021 biznesi me xhiro deri në 14 mln lekë përjashtohet nga tatimfitim. Aktualisht bizneset me xhiro deri në 5 mln lekë janë të përjashtuar nga tatimfitimi.

Biznese me xhiro nga 5 deri në 10 mln lekë paguan normë të thjeshtuar 5%, ndërsa ato me xhiro nga 10 mln deri në 14 mln lekë paguajnë 15% tatimfitim.

Në komunikimin e tij Rama tha:

“Në Kuvend kaluam masën e cila është unikale në rajon dhe përkon me zotimin tonë për të mbështetur fuqimisht ata që krijojnë punë për vetë dhe të tjerët.

Sot me vendim të Kuvendit, bizneset e vogla me xhiro deri në 14 mln lekë nuk do të paguajnë tatimfitim. Bizneset me xhiro deri 10 mln lekë nuk do të paguajnë as TVSH.

Rreth 7 vite më parë biznesi i vogël paguante 10% tatimfitim. Me xhiro nga 0 deri në 8 mln lekë ishin 60 mijë biznese, të cilat paguanin tatimfitim të dyfishtë, edhe atë për pushtetin vendor.

Heqja e tatimfitimit është masë nxitëse për punësimin te biznesi i vogël. Në vitin 2006-2013 biznesit të vogël i janë marrë 19 mld lekë, ndërsa nga 2014-2019 ka paguar 5,3 mld lekë.

Sot janë 77% e totalit të bizneseve që paguajnë zero tatimfitim, 14% e tyre paguajnë 15% tatimfitim dhe të dyja këto kategori pas kalimit të ligjit në Parlament, nuk paguajnë tatimfitim.

Në regjistrin e fundvitit 2019, kishim 680 mijë të punësuar, apo 50% më shumë nga sa gjetëm.

Pandemia mund të rrafshonte biznesin e vogël, por sot jemi në kushtet kur me frymëmarrje të lehtësuar mund të shohim se nuk kemi lëmë askënd prapa, të cilët i mbështetëm me 7 mld lekë 38,840 biznese dhe me 40 mijë lekë mbështetëm 172,490 të punësuar.”

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!