Rama zbulon revolucionin në Kadastër: Zgjidhim hallet e qytetarëve brenda këtij mandati

schedule11:29 - 2 Nëntor, 2021

schedule 11:29 - 2 Nëntor, 2021

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar revolucionin e ri digjital në Kadastër. Sipas kreut të qeverisë kjo nismë e re brenda këtij mandati do të zgjidhë hallet e qytetarëve. Rama njofton se dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsio

“#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën?

Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë?”, shkruan Rama në Facebook.

g.v/abcnews.al