Nga Gjirokastra gjatë një takimi me banorët, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera edhe për investimet që do të kruhen nga Emiratet e Bashkuara në Përmet,
Rama tha se investitorët kanë ardhur dhe kanë zgjedhur Përmetin për projektin e tyre, pasi u ka pëlqyer peizazhi. Kryeministri theksoi se pas Durrësit, ku pritet të transformohet porti, radhën e ka Përmeti.
“Princi i Kurors ka shprehur interes. Ideja e investimeve në Përmet nga Emiratet e Bashkuara disa faktorë. Ata kanë bërë një studim të rajoneve të vendit dhe sipas tyre Përmeti është një nga zonat me potencialin më të madh të zhvillimit të turizmit. Sipas tyre Përmeti ka disa karakteristika shumë të veçanta në aspektin e peizazhit. Ne besojmë se harmonia midis feve është e njëjtë por ata e kanë parë Përmetin, kur flasin për Përmetin thonë se është shumë tërheqëse për ne.
Lexo edhe: Rama flet për marrëveshjet me Turqinë: Do na japin një dorë për Gjirokastrën dhe Beratin
Ata kanë bërë vizita në Përmet, i kam shoqëruar unë në verë. Ju ka bërë përshtypje kjo pjesë që ka një qetësi të madhe në kuptimin e bashkëjetesës mes njerëzve. I konsiderojnë njerëzit në Përmet shumë mikpritës. Nuk bëhet fjalë për të bërë investime që cënojnë natyrën. Ata duan të investojnë në struktura fermash, pra turizëm fermash.
Ku njerëzit të vinë të jenë në një zonë rurale. Do shikojnë sa impakt do ketë kjo që ajo do bëjnë. Në momentin kur projekti i Durrësit do të hyjë në një fazë ku ata do të kuptojnë vendin, atëherë Përmeti ka radhën. Ata nuk duan të bëjnë një projekt në një vend, por në vende të ndryshme, duke përfituar nga qeveria për terrenet që janë pronë shtetërore. E konsiderojnë të gjithë zonën që dhe të bëhet e eksplurueshme. Është faktikisht për pushime gjatë gjithë vitit. Ata panë edhe pjesën e Labërisë, në Tepelenë dhe kur vajtën në Përmet thanë këtu ramë rehat se këta qenkan të urtë. Aty ishte efekti i ajrit’. tha Rama. g.v/abcnews.al

