Rama, Zaev dhe Vuçiç takohen të premten e ardhshme: Ftesë Kosovës për mini-shengenin

schedule16:20 - 23 Tetor, 2020

schedule 16:20 - 23 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohen të premten e ardhshme për t’i dërguar një ftesë Kosovës për t’u bërë pjesë e Mini-Shengenit. Lajmin e ka bërë të ditur Zaev përmes një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë së Kosovës Avdullah Hoti.

Zaev tha se pret që Kosova të bashkohet në bashkëpunim rajonal me qëllim që karakteri i saj të jetë prioritet pa dallim të çështjeve të hapura politike.

“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike. Kjo do t’i ndihmojë fillimisht qytetarëve për implementimin e katër lirive në Ballkanin Perëndimor siç janë në shtetet e BE-së”, tha Zaev./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!