Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ftuar në Novi Sad kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në një takim ku në fokus ishin diskutimet për tregun e përbashkët në Ballkan.
“Një marrëveshje për katër liritë kryesore, në interes të qytetarëve dhe ekonomive“, njoftuan gjatë konferencës së përbashkët, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryministri shqiptar Edi rama, dhe ai i Maqedonise së Veriut Zoran Zaev, ku u diskutua për përfitimin e qytetarëve të të tre vendeve.
“Qëllimi i të treve është që të kalojnë kufijtë e vendeve tona vetëm me një letërnjoftim deri në fund të vitit 2021“, u shprehën kryeministrat.
Kryeministri Rama në Novi Sad:
“Nuk do të rrimë në vendnumëro në kuadër të procesit të Berlinit. Gjithçka që bëjmë është në funksion të së ardhmes evropiane dhe të fëmijëve tanë. Kemi rënë dakord të takohemi në Ohër përsëri, do të ftojmë dhe të tjerët. Të garantojmë atë që kemi marrë përsipër, brenda 2021 të kemi një “Shengen” në rajon. Historia na ka lënë mbrapa, por nuk mund të vazhdojë të na taksojë të ardhmen. Kemi angazhuar një grup pune të vendeve tona dhe në takimin e Ohërit do të japim të mirat e këtij procesi. Vullnet për t’i dhënë një shtysë përpara të gjitha atyre që kemi rënë dakord, por kanë mbetur në letër. Nuk kemi mundësi më të presim si rajon për të krijuar një hapësirë të përbashkët rajonale.Vendet jo të pranishme në këtë takim, janë të mirëpritura të na bashkohen në trakimin e radhës“, tha Rama.
Ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se, u diskutua për përfitimin e qytetarëve të të tre vendeve, dhe se qëllimi i të treve është që të kalojnë kufijtë e vendeve tona deri në fund të vitit 2021 me ID tuaj.
“Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi këto janw liritë kryesore, d.m.th. vlera që pranohen dhe promovohen ndërkombëtarisht nga BE“, tha Vuçiç.
Edhe Zaev, njoftoi sot se po fillon një iniciativë për integrimin më të fortë rajonal me Serbinë dhe Shqipërinë dhe dërgon një mesazh që marrëdhëniet politike në rajon po bëhen më të thjeshta, se Ballkani nuk është më një barut, por një rajon i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, 21. shekull, kushtuar një jete më të mirë.
“Me këtë iniciativë, rajoni do të respektohet dhe do të bëhet më konkurrues në botë, më tërheqës për qytetarët e Ballkanit për të qëndruar dhe jetuar në rajon, dhe për investitorët e huaj për të bërë plane bazuar në një gamë të gjerë të burimeve tona”, tha Zaev.
Në përfundim të konferencës së përbashkët 3 kryeministrat Rama, Vuçiç, dhe Zaev patën dhe një shtrëngim duarsh 3-she. /abcnews.al