Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me kryeministri e Kosovës komentoi qëndrimin e4 Presidnetit të Serbisë për pavarësin e Kosovës.
“Presidenti Vuçiç mbron interesat e Serbisë sipas këndvështrimit të tij. Por nuk ka shanc të negociojë me perëndimin për shqiptarët. Dua ta them hapur, është fatkeqësia që ne shpeshherë na ka ndjekur në historinë tonë që kur është dashur të jemi një për të negociuar më të tjerët, i kemi bërë gropën vetës.
Lexo edhe: “Lidhja e dy kryeqyteteve me hekurudhë”, Hoti prezanton në Tiranë projektet strategjike
Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë në hënë po të dojë, por në fund do të ulet me ne. Me autoritete legjitime të shtetit sovran të Kosovës që e njeh apo jo ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë, që do i mbështesim deri në fund autoritetet.
Por përballë deklaratave provokative ka një rrugë të barrikadimit dhe tjetra e përballimit. Barrikadimi është në dëmin tonë, ndërsa përballimi i drejtpërdrejtë është sfida jonë. Fiton kush është më i mençur, nuk fiton kush bën të fortin me “facebook” apo me deklarata përçarëse”, tha Rama.
Lexo edhe: Nga Dogana në Durrës tek njësimi i dokumenteve, Rama tregon marrëveshjet me Kosovën: Jemi në proces