Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit në Surrel.
Ata janë parë të buzëqeshur ndërsa iu drejtuan kutisë së votimit. Por gjatë fjalës së tij për media kreu i qeverisë është shprehur se:
“Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mundësia historike që kjo ditë do u japë të gjithëve sesa votat për njërin apo tjetrin që është e fshehtë. Kjo ditë konfirmon se me popullin nuk luhet dhe se sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe. Sot është e rëndësishme që çdo qytetar dhe qytetare në vend të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtë e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Historia solli që këto zgjedhje për kryetarët dhe këshilltarë e rinj të bashkive janë zgjedhje për fëmijët tanë. Unë jam i bindur sot se në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do harrohet kurrë nga asnjë parti politike dhe nga asnjë politikan. Kurrë më hesapet e politikës nuk do bien ndesh me interesin kombëtar”./abcnews.al