Rama: Vitin e ardhshëm investimet publike rriten 42%

schedule20:57 - 26 Tetor, 2017

schedule 20:57 - 26 Tetor, 2017

Këshilli Ekonomik Kombëtar diskutoi sot me biznesin projketbuxhetin dhe paketen fiskale të vitit të ardhshëm. Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se ato mundësojnë rritjen e mëtejshme ekonomike, uljen e borxhit dhe shtimin e investimeve publike.

Pragu i xhiros vjetore për përfshirjen në skemën e TVSH vitin e ardhshëm do të jetë 2 milionë lekë. Ulja e këtij kufiri nga 5 ne 2 milionë lekë, në paketën fiskale 2018, sipas kryeministrit Rama është vendosur pas një procesi intensiv dëgjesash në të gjitha nivelet me sipërmarrjen, me ekspertë të fushës, brenda qeverisë, të pavarur dhe bazuar dhe në ekspertizën ndërkombëtare. Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama u përpoq të qetësojë dhe kundërshtarët.
Sipas kryeministrit, kjo mase fiskale garanton ndër të tjera një konkurencë të ndershme brenda biznesit të vogël.
Këshilli Ekonomik Kombëtar u mblodh për të diskutuar me biznesin paketën fiskale, projketbuxhetin 2018 dhe thjeshtimin e procedurave administrative për sipërmarrjen. Rama vlerësoi uljen e borxhit, ndërkohë që tha se vitin e ardhshëm investimet publike rriten me 42 % dhe se buxheti i shtetit do të garantojë mbarëvajtjen e reformave të ndërmarra. Shefi i qeverisë është i bindur se stabiliteti i ritmit të rritjes ekonomike është një tregues i faktit që reformat po japin frute, ndaj ato do të vazhdojnë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=vGHWhpfE1RI