Rama vijon takimin elektoral në Çorovodë

schedule14:12 - 8 Qershor, 2019

schedule 14:12 - 8 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama i ka vijuar takimet elektorale në Çorovodë, ku u kërkoi banorëve votën për kandidatin socialist. Rama foli prerë për të gjithë skeptikët se zgjedhjen më 30 Qershor do të bëhen dhe se sipas tij, do t’i fitojë alternativa e majtë.

Për kryeministrin Edi Rama nuk ka asnjë dyshim. Më 30 qershor jo vetëm që zgjedhjet do të mbahen, por sipas tij, Partia Socialiste do të fitojë mandatin për qeverisjen vendore në 4 vitet e ardhshme. Para banorëve të Çorovodës, Rama tregoi se çfarë do të ndodhë me secilin që guxon të prekë votën.

“Nuk mund të tolerohet asnjë shqiptar që mund të dojë që kjo qeveri të largohet, nuk duhet kurrsesi të mbështesë ata. Ka dy rrugë ose të shkojë në zgjedhje jo për të zgjedhur kryetarin e bashkisë, por për të konfirmuar që Shqipëria nuk merret dot peng me maskarallëqe dhe poshtërsira në kurriz të saj, ose të qëndrojë larg atyre që po kërkojnë në Shqipëri individë të dëshpëruar për t’i hedhur si mish për top kundër zgjedhjeve”, tha Rama.

Rama shpalosi para banorëve të zonës projektet për 4 vitet në vijim, ku theksoi ndërtimin e rrugës Skrapar-Permet, furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë si dhe mbështetjen për agroturizmin.

“Të jeni të sigurt që qoftë rruga Skrapar-Përmtet, qoftë rruga e re që tashmë është aprovuar dhe që sigurisht duhet të gjejë mjetet e financimit që lidh skraparin me Beratin do jenë prioritete të këtij kryetari të ri të Bashkisë”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe në audiopërgjimet e dosjes 339/1 te publikuara në gazetën gjermane “Bild”, duke theksuar se hetimet duhej të kishin përfunduar me kohë.

“Prokurorë të diskretituar, prokurorë me shumë hije në karrierën e tyre kanë preferuar se në bend që t’i hetojnë t’i mbledhin të gjitha to llumra, t’i bashkojmë në një kazan të mbyllur dhe t’i dërgojmë te PD dhe pastaj nga PD kapaku të hapet me synimin që të hapet. Pikërisht kur? Sot që Shqipëria pret t’i njihet merita që i njohu Ke dhe t’i hapen negociatat”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij para banorëve të Çorovodës, një falënderim e kishte edhe për presidentin Ilir Meta.

“Ia di për nder Ilir Metës, i cili më ka sjellë dhe më ka treguar mrekullinë e kanioneve që nuk e kishte njohur më parë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!