Ndërkohë që opozita jo-parlamentare ka paralajmëruar protestë poshtë zyrës së tij kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Lezhës.
Shefi i qeverisë përmes një komenti në tëitter tregon se në orën 18:00 do të prezantojë kandidatin socialist për në krye të kësaj bashkie, ish deputetin Pjerin Ndreu.
“Sot në 18.00 fushata e 30 qershorit vazhdon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë dhe hapjen e një kapitulli të zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit”, shkruan kryeministri në rrjetin social./abcnews.al