Rama video nga Tamara në Malësinë e Madhe: Ky investim do të ndikojë në ekonominë lokale

schedule08:03 - 25 Maj, 2020

schedule 08:03 - 25 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne ka postuar një video nga Tamara e Malësisë së Madhe, ku thekson se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale.

Shefi i qeverisë në postimin e tij ndër të tjera shkruan se ky është një investim që do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale, si dhe do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish.

MIRËMËNGJES😊

MIRËMËNGJES😊 me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm! Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale 🍒🍑🍓Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre🤩#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 24. Mai 2020

MIRËMËNGJES😊 me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm!

Në Tamarë të Malësisë së Madhe, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale 🍒🍑🍓

Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre🤩

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️/abcnews.al