Rama: Vettingu në polici nis në janar

schedule11:19 - 15 Nëntor, 2017

schedule 11:19 - 15 Nëntor, 2017

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare për sigurinë, të organizuar në Tiranë, kryeministri Ramau theksoi nisjen e vettingut në polici në muajin janar. Rama foli për luftë ndaj krimit të organizuar dhe pasurive të tij me synim kryesor, goditjen ndaj kateve të larta dhe nyjeve të thella të krimit, siç u shpreh ai.

Modernizimi i policisë u cilësua nga Kryeministria si prioritet parësor për të rritur kapacitetin e saj në përballjen me krimin.

Gjatë një konference të organizuar nga Akademia e Sigurisë, Kryeministri nënvizoi se procesi i cilësuar prej tij si historik i pastrimit të policisë nga të paaftët dhe ata të lidhur me krimin, do të vijojë me vendosmëri edhe me strukturat e tjera ligjzbatuese.

Rama iu rikthye edhe operacionit “Forca e Ligjit” ku theksoi se synimi është goditja e kateve të larta dhe nyjeve të thella të krimit të organizuar.

Duke pranuar se niveli i Policisë së Shtetit nuk është ende në mesataren e Bashkimit Europian, Kryeministri u shpreh i bindur se ky objektiv do të arrihet gjatë 4 viteve të ardhshme./abcnews.al

https://youtu.be/K_MSjcY6FzY

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!