Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi

schedule13:58 - 29 Shtator, 2018

schedule 13:58 - 29 Shtator, 2018

Kryeministri Rama zhvilloi një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë në Korçë. Ai tregoi se synohet të realizohet brenda vitit 2012 përfundimi i termocentralit të gazit. Investim që do të rrisë ndjeshëm punësimin në zonë.

Gjithashtu, gjatë dy viteve të ardhshme do të jetë drejt përfundimi segmenti Qukës-Qafë Plloçë, ku sipas kryeminstrit, projekti është ribërë në një masë të madhe për shkaqe objektive. Gjithashtu dhe rikonstruktimi i rrugëve të tjera në këto zona.

I pyetur nga gazetarët kryeministri foli edhe per rastin e Xheisela Malokut:

“Për mua askush nuk është dhe nuk mund të jetë mbi ligjin. Këtë qëndrim e kemi jo vetëm me fjalë po e kemi materializuar sa herë që jemi ballafaquar me faktet, ndryshe nga te tjerët. Së pari jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis ku kjo kohë e mbrapshtë e gënjeshtrës dhe shifjes së kthyer në terror infromativ mishërohet tek partia kryesore e opozites si zëdhënësja kryesore. Unë nuk jam këtu për t’ju përgjigjur akuzave haluçinante të pabazuara në asnjë fakt për mua dhe kolegët e mi. Nga ana tjetër, për sa i përket vajzës mund të them se së pari, policia e shtetit ka bërë detyrën ne lidhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka pasur asnje trajtim preferencial. Për një shkelje të detyrës, një polic është pezulluar. Vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Inukurajoj dhe mbështes fuqishëm organet e drejtesisë që ta çojnë çështjen deri në fund. Abuzimi publik me vajzën e dhunuar në një motiv lufte politike është ridhunim publik i vajzës nga Pd, mediat dhe analistët që e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike. Unë dua ti siguroj të gjithë se ç’ka ka të bëjë më drejtësinë është e panegocuieshme.”

Rama u shpreh dhe në lidhje me fakti se a duhet të qëndrojë deputet babai i djalit të dyshuar për dhunën e vajzës.

“Është prokuroria ajo që duhet të kryejë deri në fund hetimet dhe që do të marrë vendimet për ta çuar deri në fund gjykimin. Deputeti duhet të hetohet njësoj si gjithë të tjerët, nëse ka apo nuk ka implikim të drejtpërdrejtë në këtë proces. Policia e ka respektuar procedurën dhe ju sfidoj të provoni të kundërtën.”

Kryeministri tha se sulmi ndaj Taulant Ballës mbetet një “qenëri e neveritshme”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!