Rama: Ushtria shqiptare do të ketë një komandant, deri më sot ka patur një kaçak

schedule19:35 - 3 Qershor, 2022

schedule 19:35 - 3 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar sot se nesër në votim Partia Socialiste do të çojë për votim si kandidat për President Shefin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajn.

I pyetur nga gazetarët nëse zgjedhja si kandidat i Begajt, i cili nesër pritet të konfirmohet zyrtarisht si president i Republikës, u bë për faktin se ushtrisë shqiptare i duhet një drejtues i aftë, pasi shpesh kreu i qeverisë ka akuzuar Ilir Metën si të paaftë në këtë drejtim, Rama tha s më në fund ushtria do të ketë një komandant, pasi deri më sot ka patur kaçak në krye.

Pyetje: A është përzgjedhur zoti Begaj si kandidat për President që Shqipëria të ketë një komandat për ushtrinë, pasi presidenti është edhe Kreu i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pasi shpesh ju keni akuzuar zotin Meta?

Rama: Sepse Ilir Meta nuk është komandant është kaçak, por sigurisht që ky vend ka patur dhe kaçakë shumë të famshëm në të cilën meta ka pasur pjesën e vet bashkë me Haxhi Qamilin. Për tu kthyer tek tema, ne sot kemi konsideruar me shumë respekt një numër kandidaturash që kanë rezultuar të jenë në grupin e fundit, 6 kandidatura. Me shumë kujdes kemi renditur të gjitha aspektet pozitive, apo aspektet që mund të krijojnë diskutim edhe debat, kemi arritur në konkluzionin që zoti Bajram Begaj është i duhuri për të qenë president i republikës. Ne kemi një eksperiencë të mëparshme, zotin Alfred Moisiu, i cili vinte nga ushtria dhe u bë President. Të gjithë presidentët pas tij kanë qenë kaçakë.

Kujtojmë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë është njëherësh edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!