Rama uron skiatoren shqiptare Lara Colturi: Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë, është renditur e para

schedule13:35 - 28 Gusht, 2022

schedule 13:35 - 28 Gusht, 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për triumfin e skiatores Lara Colturi, e cila është renditur e para në garën e 8-të të skive në Amerikën Latine.

Colturi, e cila garon për Italinë por është me origjinë shqiptare, triumfoi në 30 korrik në garat e saj në Sllalomin Gjigand. Ajo numëron katër medalje ari, të cilat i ka fituar 2 në garat në Sllalomin Gjigand dhe dy në garat 2 në Sllamom.

Ajo ka arritur një rezultatet prej 28.5 pikesh që është edhe rekordi i pikëve të një sportisti shqiptar.

Ndërkohë, Rama ka premtuar investim në këts port dhe ka uruar skuadrën shqiptare të skive që po rritet për ta nderuar vendin në këtë sport.

“Në garën e parë pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare Lara Colturi është renditur e para dhe me urimin që ajo të ketë mbarësinë e suksesin që dëshiron, uroj për të gjithë skuadrën tonë kombëtare të skive, krijuar me vizion e pasion nga kreu i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, me vajza e djem të talentuar emigrantësh më veriun e Italisë, që të rritet e forcohet për ta nderuar Shqipërinë edhe në këtë sport, ku ka ardhur koha të investojmë pak nga pak për infrastrukturën e nevojshme në vendin tonë”, shkruan Rama.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!