Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke shprehur vlerësim dhe mirënjohje për gratë dhe vajzat shqiptare.
Në postimin e tij, Rama uroi të gjitha gratë, nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare për 8 Marsin, duke theksuar kontributin e tyre të përditshëm në shoqëri.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të grave në jetën e vendit, duke shprehur dëshirën që zëri, energjia dhe kontributi i tyre për Shqipërinë të bëhen edhe më të mëdha. Kryeministri e mbylli mesazhin duke u uruar qytetarëve një të diel të paqtë.
“Mirëmëngjes dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar kryeministri Rama.


