Edhe ditën e fundit të këtij viti, kryeministri Rama e ka nisur me një urim për të gjithë shqiptarët përmes rrjeteve sociale. Kreu i ekzekutivit ka zgjedhur pikërisht një pamje të qytetit të Vlorës në këtë ditë festive për të përshëndetur dhe uruar gjithë shqiptarët.
“Me këto pamje të Vlorës së rilindur dhe të zbukuruar për festat e fundvitit ju uroj një të dielë të qetë dhe sa më festive në këtë ditë të fundit të vitit”,- shkruan kryeministri Rama në mesazhin e tij drejtuar gjithë shqiptarëve këtë mëngjes të fundit të vitit 2017./abcnews.al
Rama urim për shqiptarët
schedule11:35 - 31 Dhjetor, 2017
schedule 11:35 - 31 Dhjetor, 2017