Pas mbetjeve dhe menaxhimit të ujësjellësave, qeveria duket se ka “shigjetuar” shkeljet e bashkive me guroret. Ky tha kryeministri Edi Rama do të jetë fokusi i mbledhjes së radhës me kryetarët e bashkive. Rama deklaroi se bashkitë duhet të qëndrojnë larg guroreve.
Ai vuri si ultimatum datën 31 dhjetor, për zbatimin e marrëveshjes nga kompanitë gurore për kalendarin e pyllëzimit. Ai shpreh se në rast se do të ketë rikuperim nga ana e tyre, qeveria nuk ka asnjë arsye pse të bëhet pengesë.
“Me mbetjet, ujin dhe guroret. Nuk ka asnjë letër nga ana e bashkive në Ministrinë e Mjedisit ku të thuhet se kjo kompani që po shfrytëzon këtë gurore nuk ka mbjellë asnjë pemë. Nuk ka asnjë ngritje shqetësimi dhe për sa i përket guroreve, do iu lutesha t’i qëndroni larg kësaj pune. këtu herën tjetër shumë shpejt do jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet dhe ju si bashki do i qëndroni larg kësaj pune.
Sepse ato ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe për fat të keq. Ose do pranojnë kalendarin e pyllëzimit, ose do mbyllen të gjitha pa përjashtim. Duhet të marrim përsipër të pyllëzojmë sipas kontratës dhe pastaj mund ta vazhdojnë punën. Për këtë kanë afat deri në datën 31 dhjetor. Nëse janë të gatshëm të rikuperojnë nuk kemi asnjë arsye t’u bëhemi pengesë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër”, deklaroi Rama. m.v/Abcnews.al