Teksa i thirri në Kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama u kërkoi kryebashkiakvë t’i vënë gishtin kokës. Mbledhja me kryetarët e bashkive erdhi pas arrestimit të Fatos Tushes në Lushnje, për të cilin kryeministri tha edhe njëherë se nuk do ta mbështesë dhe se do të përjashtohet nga PS.
Rama vuri theksin tek prokurimet publike, për të cilat tha se është miratuar paketa e re ligjore. Kryeministri u kërkoi kryebashkiakëve që ta studiojnë mirë këtë paketë dhe të mos përfshihen duke influencuar në proceset e dhënies së tenderëve.
Lexo edhe: Rama përjashton Fatos Tushen nga Partia Socialiste: Nuk jemi zyrë avokatie
“Arsyeja e parë themelore pse u thirra është se të gjitha pa përjashtim ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni se mandati i tretë kërkon përkushtim të trefishtë ndaj popullit. Një vetëdijësim të trefishtë për performacnën e bashkive tona. Më ra në sy se pas takimit të djeshëm me policët disa ishin shprehur se unë isha kujtuar vonë për të kërkuar një kurs në ndryshimin e policisë së shtetit. Kjo nuk është aspak e vërtetë as unë nuk jam kujtuar vonë as gjërat nuk janë njësoj kur nisi ngritja e policisë së shtetit. Po të shoshim majën ku duam të ngjitemi është e pamjaftueshme. Duke e mbyllur këtë parantezë. Prokurimet publike kërkoj vëmendjen tuaj në këtë aspekt dhe uroj në reagimin tuaj sa të menjëhershëm aq edhe të pandërprerë deri në fund të mandatit. Nuk po u hyj fakteve se sa shumë është përmirësuar sistemi, por duke qenë se pakënaqësia është që nga dita ime e parë në jetën time publike edhe për prokurimet publike kam kërkuar reformimin e mëtejshëm. Pas një pune dy vjeçare është miratuar dhe sapo ha kyri në fuqi paketa e re ligjore në fushim e prokurimit publik. Krijon premisa optimale për rritjen e eficesës së sistemit. Paketa e re synon të rrisë integritetin e të gjitha palëve të përfshirë. Mbështet edhe fuqizimin e mekanizmave monitorues dhe ndëshkues për çdo shkelje. Ju ftoj të merrni një laps në dorë ta studioni këtë paketë. Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përzieni me proceset e prokurimit publik. Të mos influenconi. Mos luani me një zjarr që do bëhet më përvëlues kur drejtësia e re do të ketë mbështetjen time kundër kujtdo nga ju që do të luaj me zjarrin,” deklaroi Rama. g.v/abcnews.al